Ndërsa kërkimi sasior lidhet më shumë me pyetje të tilla si: Sa shumë? Sa shpesh? Në ç’përmasa?, Kërkimi Cilësor, nga ana tjetër, lidhet me gjetjen e përgjigjeve Pse? Si? Në ç’mënyrë? 

Kërkimi cilësor përdoret kur biznesi juaj ka nevojë të njohë në thellësi disa nga çështjet e mëposhtme: 

  • Kuptimi i procesit të vendim-marrjes për blerjet
  • Njohja e nevojave dhe preferencave për produktet dhe shërbimet
  • Identifikimi i anëve të forta, atyre të dobta, si edhe mundësive të biznesit
  • Vlerësimi i efiçensës apo testim paraprak i reklamave/ strategjive të marrëdhënieve me publikun
  • Analiza dhe njohja e qëndrimeve, sjelljeve dhe qëllimeve të njerëzve
  • Eksplorimi i pozicionimit të markës
  • Testimi i ideve apo koncepteve të produkteve të reja



Për afro një dekadë të veprimtarisë së saj, IDRA ka fituar një përvojë dhe ekspertizë të konsiderueshme për të kryer kërkime cilësore për shumëllojshmëri çështjesh dhe klientësh. Disa nga çështjet e marketingut për të cilat IDRA ka realizuar kërkime cilësore janë: 

  • Pozicionimi i markës
  • Perceptimi mbi çmimet
  • Studim i reklamës dhe menyrës së komunikimit
  • Testim koncepti
  • Studim i ambalazhimit dhe paraqitjes grafike
  • Analizë e sjelljes konsumatore
  • Testim produkti, 

por edhe...

  • Perceptime politike
  • Testime mesazhesh elektorale
  • Vleresime ambjenti te te berit biznes
  • Vleresime sherbimesh publike
  • etj.


IDRA punëson moderatorë shumë të kualifikuar dhe me përvojë, të cilët kanë drejtuar kërkime cilësore për shumë marka udhëheqëse në tregu si Coca-Cola, P&G, Vodafone, Banka Raiffeisen, JTI, etj. 

Ne zotërojmë ambjentet dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për drejtimin e grupeve të fokusuara dhe intervistave në thellësi (regjistrime video dhe audio, TV me ekran të gjerë në dhomën e vëzhguesit, pajisje për përkthim simultant, etj.).

Metodat 

  • Intervistë në thellësi
  • Intervistë dyshe
  • Grup i fokusuar
  • Vëzhgim