Studimi “Dhuna me Bazë Gjinore dhe Diskriminimi në Hapësirat Publike” nga UN Women i jepet IDRA

 

IDRA-s i është dhënë kontrata e projektit “Studimi i dhunës me bazë gjinore dhe diskriminimit në hapësirat publike dhe urbane” nga UN Women.

Qëllimi i këtij studimi është të hartojë një raport gjithëpërfshirës, i cili do të sigurojë një arsyetim të gjerë të shkallës dhe llojeve të dhunës me bazë gjinore në hapësirat urbane në disa bashki të shënjestruara në Shqipëri. Rreth 900 intervista do të kryhen në lagje të Tiranës, Durrësit dhe Fierit me gra dhe vajza të cilat përdorin transportin publik. Pas mbledhjes së të dhënave me këto metoda, IDRA do të identifikojë problemet dhe trajtat kryesore perreth të cilave do të fokusohen grupet e punës, ne menyrë që të arrihet një arsyetim i thellë ne cështjet specifike.

Në bashkëpunim të ngushtë me UN Women, projekti do të hartojë gjithashtu një Strategji Advokimi, në mënyrë që të ndikojë zbatimin e rekomandimeve që rrjedhin nga studimi. Rezultatet e pritura mund të jenë me shumë rëndësi pasi projekti do të identifikojë, në përputhje me kontekstin territorial, audiencën e shënjestruar ashtu si dhe do të përcaktojë llojin e informacionit dhe komunikimit të përshtatshëm.