IDRA vlerësohet si “Partneri më i mirë i verifikimit të të dhënave” nga Gallup

 

IDRA Research, njësia e hulumtimeve e kompanisë IDRA, vlerësohet me titullin “Partneri më i mirë i verifikimit të të dhënave” nga Gallup Word Poll, gjatë një konference të mbajtur në datat 12 -13 Mars 2018, në Courtyard by Marriot, Budapest. Drejtoresha e Kërkimit për Migracionin Rajonal dhe Global në Gallup, Neli Esipova, theksoi se kjo certifikatë mirënjohjeje tregon për rëndësinë e bashkëpunimit me kompaninë IDRA Research & Consulting dhe garantimin e cilësisë në mbledhjen e të dhënave në gjithë territorin e Shqipërisë.

/idra_comp/files/IDRA The best data vetting partner

Për të pestin vit radhazi, IDRA Research & Consulting mbulon punën në terren me një kampion prej më shumë se 1000 intervista, në të gjithë vendin duke garantuar të dhëna cilësore dhe sasiore për Gallup World Poll.

Gjatë konferencës të zhvilluar në Hungari, përfaqësuesja e IDRA Research & Consulting, Pjerina Dodbiba bëri një prezantim me temë “Ide për kontrollin e cilësisë” duke u treguar të pranishmëve gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave në terren dhe verifikimin sa më eficent të tyre. Pyetësorët mblidhen në formë elektronike, me anë të tabletave dhe hidhen në serverin qendror ku më pas kryhen proceset e pastrimit, verifikimit dhe përpunimit të të dhënave. Paneli drejtues vlerësoi përshtatjen që i kanë bërë ekspertët e IT të kompanisë IDRA këtyre programeve në mbledhjen e të dhënave duke bërë të mundur monitorimin në kohe reale të projektit, evidentimin e gabimeve në terren dhe garantuar cilësinë dhe saktësinë e dhënave për Gallup World Poll. 

IDRA Research & Consulting është promotor në qasjen e metodologjive të reja të aplikuara duke sjellë risi në fushën e hulumtimeve dhe pozicionohet si agjenci lider në Shqipëri.