IDRA hap zyre ne Vietnam – treg i ri, sfide e re, standart i njejte profesional

Duke filluar që nga Nëntori 2017, IDRA ka bashkuar forcat me Flow Financial Ltd., një kompani me bazë në SHBA, me qëllim themelimin e Flow-IDRA Vietnam, një kompani e fokusuar në hulumtimin e tregut, intelligjencën mediatike dhe zhvillim programesh software.

Kjo lëvizje është në linjë me ambicjen e IDRA për të shkuar përtej operacioneve në zonën e Ballkanit dhe të vendoset në tregje të reja dhe në zhvillim. Vietnami ka një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë ekonomike, dhe kjo parashikohet të vazhdojë. Një vend me 91 milion banorë, Vietnami ka një rritje ekonomike prej 6-8%, duke vazhduar të punojë fort për të tërhequr më shumë investime të huaja.

IDRA është futur në një partneritet me Flow Financial, një kompani amerikane që fokusohet në sisteme të pagesave online dhe që ka synim ndërtimin a nje ekipi per zhvillimi programesh software në Vietnam. Nje partneritet i tillë, është i natyrës strategjike duke qenë se komplementon aftësitë e inteligjencës së të dhënave dhe të tregut që ka IDRA me zhvillimin e platformave softwerike që merren me këto të dhëna./idra_comp/files/pictures/flowidra%20vietnam2.png

Një nga produktet e para që do të hidhen në Vietnam është sistemi yne i monitorimit të medias për një treg që ka më shumë se 1,5 miliard dollarë shpenzime reklamash. Ne do të targetojme reklamuesit/kompanitë e medha me nje system që ofron inteligjencë të plotë të dhënash duke pasur tarifa shumë konkuruese.

Gjithashtu, zyra jonë e Vietnamit ka fillur te zhvillojë IDRAPOLL, një platformë të integruar për anketimin online e cila do të lancohet në Shqipëri dhe Kosovë e më pas edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Ndërkohë ne po krijojmë rrjetin tonë të intervistuesve për njësinë e Hulumtimit qeë do të mbulojë fillimisht Vietnamin Qendror dhe pastaj të kalojë në pjesë të tjera të vendit.

Udhëtimi ynë në Vietnam sapo ka filluar. Treg i ri, sfidë e re, standard i njëjtë profesional.

FLOW-IDRA

28 Ly Thuong Kiet,

Thura Thien, Hue 530000

Vietnam