Historiku

Kompania IDRA u formua nga njësia kërkimore pranë Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (www.idrainstitute.org), një organizatë think-tank e pavarur, jo-fitimprurëse dhe jo qeveritare, themeluar në vitin 2000 nga një grup studiuesish me eksperience në këtë fushë. Në vitin 2006, njësia kërkimore e Institutit IDRA u transformua në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, për të ofruar shërbimet e veta në fushën e kërkimeve të tregut si dhe konsulencës zhvillimore. Instituti IDRA vazhdon të mbetet partneri jo-fitimprurës i kompanisë sone, ndërkohë që ne shërbejmë si krahu hulumtues i Institutit, kur është e nevojshme.

Gjatë dhjetëvjecarit të operimit në treg, kompania IDRA në rritje të vazhdueshme ka zgjeruar fushën si dhe mbulimin gjeografik të shërbimeve të veta. Në vitin 2012 dega në Prishtinë, Kosovë u hap, duke u kthyer, brenda 3 viteve, në një instancë kryesuese në fushën e kërkimeve në tregun e Kosovës. IDRA ka ofruar shërbimet e veta edhe në shtete të tjera si Bosnje & Hercegovinë, Maqedoni, Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Tajikistan.

 

Struktura Jonë:

Shërbimet tona ofrohen nëpërmjet katër njësive operacionale: 

  • IDRA Research – Shërbimet të Hulumtimit të Tregu & Opinioni

...ofron një llojshmëri dhe cilësi të lartë shërbimesh hulumtuese të tregut dhe opinion, si sasiore ashtu edhe cilësore, për klientë privat dhe institucionalë. Metodat e përdorura përfshijnë intervistat ballë për ballë, CATI (me telefon), CAWI (Online), grupe të fokusuara, intervista në thellësi, testim produktesh etj. IDRA ka më shumë se 400 intervistues që mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe 250 për territorin e Kosovës. IDRA gjithashtu zotëron të gjitha pajisjet dhe ambjentet e nevojshme për realizimin e grupeve të fokusuara. Shumë kompani dhe marka të rëndësishme në treg përdorin shërbimet hulumtuese të IDRA-s.

 

  • IDRA Advance – Shërbime Konsulence Zhvillimore

...ofron një seri shërbimesh konsulence në fushat e: i) Zhvillimit Ekonomik, ii) Demokracisë dhe Qeverisjes, iii) Zhvillimit Social, iv) Zhvillimit Urban, v) Mjedisit dhe Energjisë, vi) Analizë të Konkurueshmërisë  etj. Ndërmjet klientëve të kompanisë IDRA gjënden Institucione Publike, Organizata Ndërkombëtare, OJF, si dhe Kompani Private.

 

  • IDRA DiGis – Shërbime GIS dhe Inteligjencë të dhënash

... ofron shërbime në fushën e sistemeve te IT per inteligjencë të dhënash dhe shërbime te sistemeve të informacionit gjeografik (GIS). IDRA DiGiS operon nëpërmjet sistemeve të Teknologjise se Informacionit të cilat grumbullojnë, menaxhojnë, analizojnë dhe raportojnë të dhëna, për të përmbushur nevojat e organizatave ose bizneseve. Ekipi i IDRA DiGiS ndihmon në proçesin e krijimit, zbatimit dhe dorëzimit të alternativave tek klienti, duke u bazuar në njohuri dhe eksperienca të gjëra në fushën e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave.

  • IDRA Media– Shërbime Media Intelligence

… është njësi e IDRA Kërkim & Konsulencë me fokus monitorimin e mediave, si dhe ofrimit e shërbimit më të mirë të informacionit lidhur me reklamat dhe monitorimit të përgjithshëm të mediave në tregun shqiptar. Databazat e IDRA Media ofrojnë mbulim optimal dhe të saktë Televiziv si dhe të hapësirave për reklamim (print ad space), ndërkohë që infrastruktura monitoruese siguron një regjistrimit të vazhdueshëm, minutë-mbas-muniti dhe pa ndërprerje, të të gjitha reklamave. IDRA Media ndihmon klientët e saj me analizimin dhe interpretimin e trendeve dhe informacionit, për vendimmarrje sa më të mirë. 

 

Kombinimi i përvojës, profesionalizmit, mendimit novator dhe pasionit e bëjnë IDRA-n partneren unike të projekteve tuaja.

 

IDRA është anëtare e Shoqatës Europiane të Profesionistëve në Kërkimet Marketing dhe Opinioneve (ESOMAR – www.esomar.org), dhe i qëndron bindshëm kodeve dhe standardeve të saj.