IDRA është një kompani shqiptare hulumtimesh dhe konsulence zhvillimore me veprimtari në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Ne ofrojme njohuri depërtuese se përse gjërat ndodhin, parashikime se çfarë ju pret përpara dhe zgjidhje innovative për probleme zhvillimore.

RRETH NESH

Kombinimi i përvojës, profesionalizmit, mendimit novator dhe pasionit e bëjnë IDRA-n partneren unike të projekteve tuaja. Sherbimet tona ofrohen nëpërmjet katër njësive operacionale...

Read more

VLERAT TONA

Vlerat e IDRA tregojne se cilët jemi dhe si ne kryejmë punën tonë. Këto janë vlera që udhëheqin sjelljen dhe marrëdhëniet tona me klientët, partnerët, komunitetin dhe njeri-tjetrin.

Read more

IDRA Research ofron shërbime te plota të hulumtimit të tregjeve dhe të opinionit publik. Eksperienca e gjerë, metodat inovative, shërbimi i personalizuar dhe dedikimi për integritetin e hulumtimeve na veçojnë nga të tjerët. Klientët tanë përfshijnë kompani private, institucione ndërkombëtare, institucione publike, OJF etj.

SHERBIMET E HULUMTIMIT

IDRA Research ofron shërbime të plota te hulumtimit të tregut dhe opinionit. Ne realizojmë hulumtime Sasiore dhe Cilësore me standarte të larta si për klientë privatë dhe institucionalë. Metodat e përdorura përfshijnë anketa ballë-për-ballë, CATI (me telefon dhe kompjuter), CAPI (me kompjuter balle-per-balle), CAWI (online), grupe te fokusuara diskutimi, intervista në thellësi, testime produktesh, vizita te "blerësit" misterioz etj.

Read more

IDRA Advance ofron zgjidhje për të përmirësuar tregjet, mjedisin e biznesit, qeverisjen dhe shërbimet publike. Klientët tanë janë institucione publike, organizata ndërkombëtare dhe kompani private.

FUSHAT E EKSPERTIZES

Ne hartojmë strategji dhe realizojmë zbatime në fushat e i) Rritjes Ekonomike ii) Demokraci & Qeverisje, iii) Zhvillimit Urban, iv) Mjedisit & Energjisë dhe shërbime Monitorim - Vlerësimi për të gjitha fushat.

Read more

IDRA DiGIS ofron shërbime në fushën e sistemeve te IT per inteligjencë të dhënash dhe shërbime te sistemeve të informacionit gjeografik (GIS). DiGIS fokusohet në sisteme qe mbledhin, analizojnë dhe raportojnë të dhëna për të përmbushur nevojat specifike te organizatava dhe bizneseve.

ZGJIDHJE

IDRA DiGIS ofron shërbime në fushën e sistemve të IT për inteligjencë të dhënash dhe shërbime të sistemeve te informacionit gjeografik (GIS). Ne fokusohemi në sisteme që mbledhin, menaxhojnë, analizojnë dhe raportojnë të dhëna qe plotësojnë nevojat e organizatave dhe bisneseve.

Read more

IDRAMEDIA ofron zgjidhjet më të mira për inteligjencë mediatike dhe fushatash marketingu. Ne jemi partnerë të përzgjedhur të kompanive lider, agjencive publicitare, institucioneve nderkombetare dhe operatorëve mediatike të cilë kërkojnë të monitorojnë, dokumentojnë dhe të kuptojnë aktivitetet mediatike.

Produkte & Sherbime

Read more

LAJME & PUBLIKIME

IDRA certifikohet me ISO 20252 - Hulumtimet Sociale, te Tregut dhe te Opinionit

Cilësia është ajo që na dallon nga konkurenca. IDRA Research & Consulting çertifikohet me standartin ISO 20252 “Hulumtimet Sociale, të Tregut dhe të Opinionit”. Ky standard vendos rregullat dhe kërkesat për një Sistem të Menaxhimit të Cilësisë për organizatat/kompanitë që merren me hulumtime të tregut, të opinionit apo hulumtime sociale.

Read more

Anketa e Fuqise Punetore - Kosove 2017

IDRA Kosovë në bashkëpunim me Social Impact, po kryen “ Anketen e Fuqisë Punëtore” në Republikën e Kosovës. Në dhjetor 2015, Millennium Challenge Cooperation (MCC), në cilësisë e një Agjencie të pavarur të Shteteve të Bashkuara për ndihmën e huaj, e cila po asiston në udhëheqjen e luftës kundrejt varfërisë globale, ka përzgjedhur Kosovën për Programin e Pragut te Mijevjecarit. Ky program asiston dhe mbështet përpjekjet e qeverisë për zhvillimin dhe reformimin e politikave dhe institucioneve për nxitjen e rritjes ekonomike. Me qëllim zbatimin në mënyrë të suksesshme të programit, shteti i përzgjedhur duhet të tregojë përkushtim ndaj qeverisë demokratike dhe të drejtë, investimeve për popullin dhe lirisë ekonomike, të matura këto nga tregues të politikave të ndryshme.

Read more